![Batuta dhe të qeshura, fermerët komentojnë misionin e Agait](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2024/03/fffffff-768x400.jpg)
Pasi përfunduan me sukses misionin e tyre, fermerët vendosën të qëndronin në verandë, ku po pinin kafen së bashku dhe po komentonin misionin e tyre.
Nuk munguan as batutat e Albanos, i cili po imitionte dhe veprimet e fermerëve të tjerë teksa ata po realizonin detyrat e tyre. Shumë shpejt mes tyre u krijua një atmosferë gazmore dhe plot të qeshura.
Një nga detyrat që për ta ishte më gazmore ishte mjelia e lopës, ku të gjithë hasën vështirësi përveç Valerit dhe Robertit.
Fermerët u shprehën se ata nuk janë kënaqur kaq shumë më parë sa gjatë qëndrimit të tyre në “Fermën VIP” edhe pse kanë vetëm pak ditë brenda. /vizionplus.tv
Advertisement