Dymbëdhjetë të infektuar të rinj nga Covid-19 në Kërçovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dymbëdhjetë të infektuar të rinj, tre persona të shëruar dhe një i vdekur është bilanci i sotëm nga situata me Kovid-19 në Kërçovë.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i të infektuarve me Kovid-19 në këtë komunë ka arritur në 172, nga të cilët 105 janë aktivë, 58 janë shëruar dhe nëntë persona e kanë humbur jetën.

“Sot tek ne janë shënuar 12 persona të rinj të infektuar. Të gjithë mjekohen në kushte të shtëpisë, nën mbikëqyrjen e mjekëve të tyre amë dhe gjendja e tyre e përgjithshme shëndetësore është stabile. Kuptohet të gjithë janë në izolim, Tre persona e fituan betejën me virusin. Nga ana tjetër sot për fat të keq kemi një pacient të vdekur të moshës 72 vjeçare, që e humbi betejën me virusin”, theksoi dr.Xhabir Bajrami, anëtar i shtabit komunal të krizës në Kërçovë.

Ai apeloi tek të gjithë qytetarët që t’u përmbahen rekomandimeve të dhëna nga institucionet kompetente shëndetësore.

Advertisement

The post Dymbëdhjetë të infektuar të rinj nga Covid-19 në Kërçovë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy