Ambasada e SHBA zbardh detajet, çfarë u diskutua mes zyrtarit të lartë të Antidrogës amrikane dhe Altin Dumanit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ambasada e SHBA zbardh detajet, çfarë u diskutua mes zyrtarit të lartë të Antidrogës amrikane dhe Altin Dumanit

Ambasada amerikane në Tiranë ka zbardhur detaje nga takimi i zyrtarit amerikan të Antidrogës Todd Robinson me Altin Dumanin, prokurorë dhe gjyqtarë të tjerë në ambientet e SPAK.

Në një postim në rrjetin social, ambasada shkruan se zyrtari i lartë amerikan ka shprehur mbështetjen për drejtësinë dhe vendosi fokusin tek fundi i pandëshkueshmërisë.

Në një pritje me gjyqtarë, prokurorë, hetues dhe drejtues shqiptarë nga agjencitë shqiptare të drejtësisë, Ndihmës Sekretari Todd Robinson falënderoi partnerët tanë shqiptarë për guximin dhe përkushtimin e tyre për sundimin e ligjit, transparencën dhe dhënien fund të pandëshkueshmërisë. Ai nënvizoi rëndësinë e një drejtësie të pavarur për Shqipërinë pasi ajo lufton krimin dhe korrupsionin”, shkruan ambasada./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy