Tre persona janë vrarë në SHBA, si pasojë e të shtënave në periferi të Filadelfias , ndërsa autori i dyshuari për sulmin u largua me një makinë të vjedhur, sipas policisë dhe mediave lokale.
Policia e Falls Township dhe guvernatori i Pensilvanisë Josh Shapiro u kërkuan banorëve të periferisë në veri të Filadelfias të mos dalin nga banesat e tyre, nëse nuk është e nevojshme.
Autoritetet kanë njoftuar se i riu mbetet ende në arrati dhe rrezikshmëria është e lartë.
“Autori është i armatosur dhe i rrezikshëm, dhe vendndodhja e tij nuk dihet. Ne po hetojmë me ndihmën e zyrës së prokurorit të qarkut dhe FBI. Ai është i dobët, mban të veshur xhup të errët me kapuç. Ndër të tjera mban me vete një pushkë, por mendohet se ka armë tjetër me vete“, deklaruan ata.
Sipas mediave lokale, i dyshuari, një burrë 26-vjeçar që u largua me një makinë të vjedhur, vrau dy persona jashtë një shtëpie në Falls Township dhe më pas vrau një person të tretë brenda shtëpisë.
Ai u arratis duke vjedhur një makinë të dytë. Autoritetet po punojnë për kapjen e autorit.