Dibra me 10 të infektuar të rinj me COVID-19 dhe një të vdekur

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë 24 orëve të fundit në Dibër janë vërtetuar 10 raste të reja me coronavirus, ndërsa një person humbi jetën nga virusi COVID-19.

Me rastet e sotshme, numri i përgjithshëm i të infektuarve, që nga fillimi i pandemisë, është 205. Prej tyre 83 janë shëruar, shtatë kanë humbur jetën, ndërsa të tjerët mbeten raste aktive, njofton Telegrafi Maqedoni.

Të dhënat zyrtare vërtetojnë se 154 raste janë të fazës së dytë, përkatësisht nga 5 qershori, ndërsa në fazën e parë kishte vetëm 51 raste.

“Shqetësuese është fakti që edhe më tej ka qytetarë të cilët paraqiten me simptoma të virusit në spitalin e përgjithshëm. Ju bëjmë apel të respektohen masat dhe protokollet. Apel të posaçëm për të rinjtë, të cilët në fazën e dytë janë përfshirë më shumë nga virusi, të cilët në numër i madh ndodhen në kafene apo relaksohen në bregun e Liqenit të Dibrës pa respektuar masat”, thonë nga shtabi operativ.

Advertisement

Sipas të dhënave të Departamentit të Dibrës për Punë të Brendshme, gjatë 24 orët e fundit nuk është dënuar asnjë dibran për mosmbajtje të maskës./Telegrafi/

The post Dibra me 10 të infektuar të rinj me COVID-19 dhe një të vdekur appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy