Janë publikuar pamjet e operacionit antidrogë të finalizuar mëngjesin e sotëm nga policia italiane. Gjithsej janë lëshuar 44 masa paraprake, sakaq 36 persona janë arrestuar në flagrancë.
Banda përbëhej nga shtetas me origjinë tuniziane, shqiptare, italiane dhe pakistaneze.
Siç shihet në video, policia ka sekuestruar shuma të mëdha parash dhe sasi të konsiderueshme kokaine, një pjesë e së cilës ndodhej në mikrovalë.
Nga hetimet u konstatua se janë shitur mbi 5 mijë doza kokaine dhe 1500 doza heroinë. Gjithashtu u konstatua se një grup kriminal ka kryer një sulm të dhunshëm ndaj një të riu tunizian për ta detyruar atë të vepronte në emër të tyre.
Gjatë operacionit u sekuestruan 3 kg kokainë, 1 kg heroinë, 6 kg hashash, 1500 doza lëndë narkotike dhe 30 000.00 euro cash. 36 persona janë arrestuar në flagrancë./vizionplus.tv