Kryeministri bullgar, Boyko Borissov për tre vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë tha se Bullgaria do të vazhdojë ta mbështes Maqedoninë e Veriut.
Sipas tij, integrimet evropiane do të thonë edhe përmbushje të detyrimeve që dalin nga kjo marrëveshje, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Republikën e Maqedonisë së Veriut paraqet një hap historik në marrëdhëniet midis dy vendeve. Shenjë se kemi mësuar nga gabimet e të kaluarës dhe jemi të gatshëm të punojmë për një Ballkan të sigurt dhe stabil në të ardhmen. Integrimet evropiane garantojnë paqe dhe prosperitet, Bullgaria mbetet e përkushtuar në mbështetjen e të ardhmes evropiane të Maqedonisë s Veriut, por kjo do të thotë edhe respektim të detyrimeve që dalin nga marrëveshja”, shkroi Borissov në ‘Facebook’.
Zakharieva: Zbatimi i plotë i marrëveshjes nga ana e Maqedonisë së Veriut është kusht kyç për në BE
Edhe MPJ-ja bullgare vlerësoi se suksesi i arritur para tre viteve hapi rrugën e integrimit për Maqedoninë e Veriut dhe anëtarësimin e saj në NATO.
The post Borissov: Marrëveshja me Maqedoninë e Veriut është historike, të respektohen detyrimet appeared first on Telegrafi.