
Gjermania ka regjistruar të premten numrin më të madh të infeksioneve të reja ditore që nga fillimi i majit, sipas të dhënave të publikuara të shtunën nga Instituti Robert-Koch.
Vendi konfirmoi 955 raste të reja me koronavirus. Hera e fundit që Gjermania regjistroi një numër më të lartë ishte 9 maji.
Pandemia kryesisht ishte vënë nën kontroll në Gjermani në fillim të kësaj vere, por qeveria ka paralajmëruar për shpërthime të reja të sëmundjes javët e fundit.
Instituti Robert-Koch tha se një pjesë të fajit për këtë e kanë udhëtarët që kthehen nga jashtë.
Duke filluar nga e shtuna, të gjithë ata që hyjnë në Gjermani do të kryejnë një test koronavirusi Brenda 72 orëve nga mbërritja.
The post Rritje alarmante e rasteve të reja në Gjermani appeared first on Vizion Plus.