“Nëse Donald Trump fiton, në Ukrainë do të përfundojë lufta”. Kështu ka deklaruar kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, i cili zhvilloi një takim e Trump në Florida.
“Ai nuk do t’i japë asnjë cent luftës ukrainas-ruse dhe si rezultat ajo do të përfundojë“, tha Orban duke folur në televizionin shtetëror hungarez të dielën.
Në mungesë të financimeve nga SHBA dhe Europa sipas Orban, Ukraina do të ndalojë luftën.
“Meqenëse është e qartë se Ukraina nuk mund të qëndrojë në këmbët e veta, nëse amerikanët nuk japin para dhe armë, por as evropianët, atëherë kjo luftë do të përfundojë. Dhe nëse amerikanët nuk japin para dhe evropianët nuk janë në gjendje ta financojnë këtë luftë vetë, atëherë ajo do të përfundojë”, shtoi ai.
Kryeministri hungarez ka refuzuar të dërgojë armë në Kiev dhe ka mbajtur lidhje të ngushta me Moskën edhe pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022. Ai u takua për herë të fundit me presidentin rus Vladimir Putin në tetor në Kinë, pavarësisht përpjekjeve të BE-së për të izoluar Moskën./vizionplus.tv