Pasagjerët e fluturimit të “Latam Airlines” nga Sidnei në Kili nëpërmjet Auckland përjetuan makthi, me 50 prej tyre të lënduar nga turbulencat e forta.
Incidenti, sipas mediave ndërkombëtare, dyshohet se është shkaktuar nga një problem teknik i Boeing 787.
Kur avioni u ul në Auckland, 50 persona në bord duhej të trajtoheshin nga mjekët, me një në gjashtë në gjendje të rëndë dhe 13 të tjerë u dërguan në spital.
“Mjekët e ndihmës së shpejtë vlerësuan gjendjen e 50 personave të lënduar, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë dhe dhanë ndihmën e parë”, tha Gerard Campbell nga Shërbimi i Ambulancës së Zelandës së Re.
Sipas një njoftimi në gazetën New Zealand Herald të LATAM Airlines me bazë në Kili, një problem teknik shkaktoi një lëvizje të fortë gjatë fluturimit.
“Aeroplani u ul në Aeroportin e Auckland siç ishte planifikuar. Për shkak të incidentit disa pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit u prekën. Atyre iu dha ndihmë e menjëhershme dhe gjendja e tyre ose u trajtua ose u vlerësua në aeroport. Latam kërkon falje për shqetësimin dhe lëndimet që mund të kenë qenë shkaktuar për pasagjerët dhe thekson se mbetet e përkushtuar ndaj sigurisë si prioritet”, tha një zëdhënës i linjës ajrore për mediat lokale. /vizionplus.tv