Oshilacionet e konsiderueshme në rezultate po ia bëjnë shumë të vështirë Napolit objektivin për të qenë sezonin e ardhshëm në Champions League.
Në hapje të javës së 28 të kampionatit, kampionët e Italisë nuk shkuan më tepër sesa barazimi 1 me 1 në shtëpi kundër Torinos, në një ndeshje shumë fizike dhe pak kualitet.
“Në Diego Armando Maradona” protagonist ishin portieret Milinkovic Savic i miqve dhe Meret i vendasve për të mbajtur portat të paprekura pas rasteve të Kvarat Shkelias dhe Zapatës.
Për të zhbllokuat shifrat u desh të kalonte 1 orë lojë kur pas një krosimi të Mario Rui ishte Kvaratshkelia që kaloi Napolin në avantazh.
Mirëpo pa kaluar vetëm 3 minuta loje nga ky gëzim i Napolit, miqtë barazojnë përmes një goli të bukur të Sanabria pas një goditje nga këndi.
Deri në fund përpjekje maksimale të Napolit dhe disa mundësi të gjeorgjianit Kvaratshkelia, mirëpo rezultati nuk ndryshon më.
Napoli mbetet në 44 pikë vendi i 7 dhe rrezikon të humbasë edhe me shumë terren nga Atalanta dhe Roma që janë më siper në rënditje,
Kampionet e Italisë ndërkohë veç angazhimit në fushë janë tejet intensive në punët administrative dhe organizative të klubit.
Kështu pas deklaratës befasuese të presidentit de Laurentis se Napoli do të ndërtoje brenda 2027 një stadium të ri, tanime mediat italiane bëjnë me dije se klubi do te këtë drejtor të ri duke nisur nga vera Igli Taren, njeriu që drejtoi Lacion për vite e vite me radhe. Vendi i drejtorit tek Napoli ka qënë bosh gjatë këtij sezoni pas largimit të Xhuntolit tek Juventus.