Pas dhunës që pësoi nga ish-bashkëshortja, Elia Zaharia dhe babai i saj, Princ Leka është paraqitur në ambientet e spitalit ‘Nënë Tereza’ për të marr ndihmën mjekësore.
Mësohet se në datën 5 mars, Princ Leka ka shkuar në oborrin Mbretëror për të takuar të bijën, e cila jeton atje me nënën e saj. Por aty është përplasur me ofendimet e ish-vjehrrit e më pas në dhunë fizike.
Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, ka bërë të ditur se kallzimi në polici është bërë nga të dyja palët.
Kujtojmë se Princ Leka po shijon lidhjen e re të dashurisë me fotografen Blerta Celibashi. Kjo romancë e Princit vjen pas divorcit të Princit me Elia Zaharian, me të cilën kishte 7 vite martesë./vizionplus.tv
Advertisement