Zbulohen 11 emigrantë nga Bangladeshi në automjete në autostradën Gjevgjeli-Negotinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Njëmbëdhjetë emigrantë nga Bangladeshi janë gjetur dje rreth orës 08:00 në autostradën Gjevgjeli- Negotinë, te stacioni pagesor “Demir Kapi” gjatë kontrollit të automjetit “BMV” me targa të Velesit drejtuar nga personi O.D (46) dhe “Volkswagen fejton” me tabela të Tetovës të drejtuar nga S.M (37) që të dy nga Buzallakova e Velesit.

Siç ka informuar Verolub Dodevski, zëdhënës i SPB- Velesit, personat emigrantë janë vendosur në Qendrën transitore të Gjevgjelisë për procedurë të mëtejme.

Për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori publik ku ndaj shoferëve do të ngritët kallëzim penal.

The post Zbulohen 11 emigrantë nga Bangladeshi në automjete në autostradën Gjevgjeli-Negotinë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy