Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi i ëhstë gjetur drogë në banesë.
Sipas mediave italiane 24-vjeçari shqiptar është kapur në zonën e njohur si Crotone dhe në banesë i janë gjetur 1.5 kilogramë heroinë, si edhe pajisje dhe mjete për paketimin e lëndës narkotike.
Në përfundim të operacionit policor, autoritetet sekuestruan drogën dhe sendet e tjera, ndërsa shqiptar, emigrant i rregullt në Itali është vënë në pranga.
Ndaj tij rëndon akuza e posedimit të drogës me qëllim shitje, ndërsa do të jetë Prokuroria Publike e Crotones që do të marrë një vendim përfundimtar për të.
Advertisement