Takimi i ministrit Toshkovski me zv.ambasadoren e Suedisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB njofton se Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka pasur takim pune me zëvendësambasadoren e Mbretërisë së Suedisë, Bibi Gramsson.

Në takim, Toshkovski theksoi rolin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në drejtim të realizimit të proceseve të ardhshme zgjedhore, si dhe të drejtat dhe obligimet që ka si ministër në këtë Qeveri teknike, të cilat kanë për qëllim organizimin e zgjedhjeve të ndershme dhe demokratike.

Zëvendësambasadorja Gramson, shtohet në komunikatë, theksoi bashkëpunimin e mirë me policinë maqedonase, ndërsa ekipi i saj prezantoi projektin për mbështetjen suedeze për reformat policore, të cilin do ta zbatojë “SIDA”, Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim Zhvillimor.

Toshkovski falënderoi policinë maqedonase për mbështetjen e deritanishme dhe deklaroi se është në dispozicion për të gjitha nevojat për realizimin e vazhdueshëm të projektit të paraparë. /Telegrafi/

Advertisement

The post Takimi i ministrit Toshkovski me zv.ambasadoren e Suedisë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy