Grupi i punës i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) do të ketë takim me Komisionin për sëmundje infektive të martën ose të mërkurën që të konfirmohet versioni përfundimtar i planeve dhe protokolleve se si të zhvillohet mësimi nga 1 shtatori në kushte të epidemisë së Kovid-19.
Zëvendësministrja për Arsim dhe Shkencë, Elizabeta Naumovska për AIM ka deklaruar se grupi i punës gjatë fundjavës së vazhduar do të punojë në finalizimin e gjitha detajeve në dokumentet që do t’u prezantohen anëtarëve të Komisionit me të cilët edhe deri tani kanë pasur takime konsultative.
Versioni final, siç tha, pastaj duhet të kalojë në seancë të Qeverisë, ndoshta pas festës, të mërkurën dhe shpreson se deri të premten versioni i miratuar do t’u dërgohet shkollave që të përgatiten dhe adaptohen sipas kushteve. Më 10 gusht do të prezantohet edhe për opinionin.
“Kemi modele dhe ua lëmë vetë pushteteve lokale të cilët kanë edhe shtabe të krizës të bëjnë vlerësim se cilin model që do ta ofrojmë dhe cilën periudhë do të jetë në interes sipas pasqyrës epidemiologjike. Qëndrimi jonë si dhe i shumë vendeve tjera në botë është që mësimi të organizohet me prani fizike të nxënësve dhe respektim të masave të mbrojtjes. Ajo do të varet edhe nga mjedisi, nëse ka ose jo të sëmurë nga virusi. Nuk do të jetë problem për mjediset më të vogla dhe rurale me numër më të vogël nxënësish. Mësimi me prani fizike nuk është me rëndësi për filloristët, veçmas për më të vegjlit, nga e para deri në klasën e tretë, pasi ka edhe prind të cilët nuk mund t’u ndihmojnë. aKëtu është shumë me rëndësi edhe vetë socializimi i atyre fëmijëve”, ka thënë Naumovska.
Atje ku do të ketë mësim në largësi, ka thënë ajo, “nuk do të thotë se modeli emësimi do të aplikohet gjatë gjithë vitit shkollor, por që derisa sa zgjat rreziku nga virusi edhe do të mund të kalohet nga një në model tjetër”.
Mësimi i kombinuar do të mund të apikohet me rotacion të nxënësve nga një paralele- njërët të cilët do të shkojnë në shkollë dhe tjerët që onaljn nga shtëpia dhe njëkohësisht do ta ndjekin mësimin. Rotacioni do të ishte dy javë.
Për ata me numër maksimal, 34 nxënës në Shkup dhe në qytete tjera do të kërkojnë, siç tha Naumovska, “komunat të ndihmojnë me hapësirë plotësuese që të mund të vendosen nxënësit”.
Pavarësisht cili model do të zgjidhet është paraparë që orët të shkurtohen, ndërsa për më të vegjlit të zgjasin 20 minuta.
The post MASH dhe Komisioni për sëmundje infektive pas fundjavës do t’i përcaktojnë protokollet për shkollat appeared first on Telegrafi.