Një ngjarje e tmerrshme mund të konsiderohet kjo në Indi, ku një baba ka vrarë të bijën 17-vjeçare shtatzënë, me justifikimin për të ruajtur nderin e familjes.
Ngjarja ndodhi në fshatin Mantoli në verilindje të Indisë, ku vajza u vra në krevat nga babai i saj gjatë natës.
Sipas mediave të huaja, që i referohen policisë vendase, dyshohet se vajza ishte përdhunuar dhe tashmë po hetohet sesi mund të ketë ndodhur përdhunimi.
17-vjeçarja jetonte me gjyshërit, të cilët sapo morën vesh lajmin pas shoqërimit në spital, njoftuan babanë e saj.
Ai shkoi në shtëpinë e tyre herët në mëngjes dhe e mbyti.
Sulmi vjen disa javë pasi një tjetër vajzë, një 14 vjeçare, i rezistoi dy përdhunuesve të saj të cilët e dogjën të gjallë nga tërbimi.
Raste të ngjashme të dhunës dhe diskriminimit ndaj femrave në Indi, janë të shpeshta.
The post TMERR/ Babai vret vajzën 17-vjeçare shtatzënë, për të ruajtur nderin e familjes appeared first on Vizion Plus.