Arsenal me ritmin e titullit, “Topçinjtë” dy pikë larg kreut, fiton edhe Manchester City

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arsenal me ritmin e titullit, “Topçinjtë” dy pikë larg kreut, fiton edhe Manchester City

Arsenal mbajti hapin e rivalëve për titullin kampion në Angli. Topçinjtë mundën 4 me 1 Njukasell në ndeshjen e vlefshme për javën e 26 të premier ligë.

Sukses i rëndësishëm për londinezët të cilët u ngjitën në kuotën e 58 pikëve, dy më pak se Liverpuli kryesues dhe një me pak sesa Manchester City i vendit të dytë. Të zotët e shtëpisë e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë.

Fillimisht një autogol i Botman çoi në festë Arsenalin dhe pak minuta më vonë Kai Haverc dyfishoi rezultatin. Në mesin e pjesës së dytë topçinjtë vulosën suksesin e radhës duke shënuar dy herë të tjera në pak minuta. Ishte fillimisht Saka dhe pastaj mbrojtësi Kivior që realizuan. Vetëm për statistikë goli i miqve me anë të Uillok në fund.

Ndërkohë më herët Manchester City kishte fituar në transfertë 1 me 0 kundër Bërnmuth. Njeriu i ndeshjes për skuadrën e Guardioles ishte Foden që shënoi golin e tre pikëve./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy