
Shkencëtarët kanë zbuluar një fosil të ri, të padëmtuar, i cili sjell detaje të reja nga jeta në tokë para rreth 240 milion v itesh.
Fosili i emërtuar edhe si “dragoi” për shkak të qafës së gjatë, i përket një specieje që u identifikua fillimisht në vitin 2003.
Fosili i ri i ka lejuar shkencëtarët të shohin anatominë e plotë të kësaj bishe të çuditshme prehistorike.
Dr Nick Fraser, nga Muzetë Kombëtarë të Skocisë, i cili ishte pjesë e ekipit ndërkombëtar që studioi fosilin, tha se kjo ishte hera e parë që shkencëtarët ishin në gjendje ta shihnin atë plotësisht. Ai e përshkroi si “një kafshë shumë të çuditshme”.
“Qafa e tij është më e gjatë se trupi dhe bishti së bashku,” tha ai.
Studiuesi spekuloi se një “qafë e gjatë, e përkulur dhe fleksibël”, me 32 rruazat e saj të veçanta, mund të kishte dhënë një avantazh gjuetie – duke lejuar Dinocephalosaurus orientalis të kërkonte ushqim në të çarat e shkëmbijve nën ujë.
Fosili u zbulua në depozitat e lashta të gurit gëlqeror në Kinën jugore.
Punimi shkencor që përshkruan një grup fosilesh të reja të kafshës është botuar në revistën Earth and Environmental Science: Transactions of the Royal Society of Edinburgh. /vizionplus.tv