Fejesa pa dëshirën e saj dhe konfliktet e vazhdueshme në familje kanë shtyrë 19-vjeçaren, Hygerta Meta, të inskenojë vrasjen e të atit dhe të tentojë zhdukjen e provave. Policia njofton se e reja ka vrarë me armë zjarri të atin, Pëllumb Meta e më pas e ka varrosur në oborrin e banesës.
Vetëm 10 ditë pas denoncimit si i zhdukur nga familjarët, policia ka mundur të zbardhë ngjarjen, ku ka gjetur edhe trupin e pa jetë të viktimës.
19-vjeçarja është arrestuar dhe akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.
“Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se autore e vrasjes së 50-vjeçarit është vajza e tij, shtetasja H. M., 19 vjeçe, e cila është arrestuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Shtetasja H. M. ka deklaruar se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur”, njofton policia.
Policia po punon për të zbardhur të tjera detaje nga ngjarja e rëndë./vizionplus.tv/