Pas mbledhjes së sotme të rregullt të Komisionit për Sëmundje Infektive, kryetari Aleksandar Petliçkovski tha se gjendja me kollën e keqe është nën kontroll, por jo stabile, pasi që ende ka rritje të rasteve të konfirmuara, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Deri më sot janë konfirmuar gjithsej 56 raste. Prej tyre, 14 janë fëmijë nën një vjeç dhe 9 janë të moshës 1-4 vjeç. Nga numri i përgjithshëm, 16 janë të pavaksinuar, 12 janë jo të vaksinuar plotësisht. Tash po shfaqen adoleshentët, fëmijët e moshës 10 deri në 14 vjeç e lart dhe me gjasë në javët në vijim do të ketë ndryshim në strukturën demografike të rasteve pozitive, presim që kjo sëmundje të konfirmohet më shpesh edhe te të moshuarit”, tha Petlichkovski.
Ai theksoi se shqetësimi më i madh është parandalimi i përhapjes së infeksionit tek fëmijët e vegjël, sepse ata janë më të rrezikuarit.
Rekomandimi për të kompensuar dozat e munguara të vaksinës mbetet. Nga data 18 janar deri më 14 shkurt janë vaksinuar gjithsej mbi 13 mijë fëmijë./Telegrafi/
The post Petliçkovski: Gjithsej 56 raste të konfirmuara me kollën e keqe, në javët në vijim pritet një rritje e numrit tek të moshuarit appeared first on Telegrafi.