Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka qenë këtë të hënë në ambientet e SPAK, ku ka qëndruar për rreth 2 orë e 15 minuta.
Zyrtarja e lartë u paraqit në Prokurorinë e Posaçme e vetme.
Sipas burimeve, Manastirliu është paraqitur në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen e sterilizimit, per kohen kur ka drejtuar QSUT.
Vetë ministrja nuk ka bërë asnjë reagim. Ndërkohë që për sterilizimin nën hetim është edhe ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja./vizionplus.tv
Advertisement