Rrëzohet avioni i vogël në Zvicër, humb jetën piloti

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rrëzohet avioni i vogël në Zvicër, humb jetën piloti

Një person ka humbur jetën pasi një avion i vogël parashutistësh u rrëzua pasditen e së dielës pranë aeroportit në Grenchen të Zvicrës.

Sipas autoriteteve lokale, piloti ka vdekur, ndërsa 11 pasagjerët e mbetur kanë përdorur parashutat e tyre dhe kanë zbritur të sigurt në tokë.

Mediat zvicerane raportuan se avioni i përkiste klubit të parashutistëve Skydive Grenchen, ndërsa policia dhe brigadat zjarrfikëse shkuan në vendin e rrëzimit, pa specifikuar se çfarë e shkaktoi rrëzimin.

Fotot në rrjetet sociale treguan rrënojat e avionit, ndërsa një dëshmitar okular tha se avioni ishte në një zbritje vertikale drejt tokës kur u rrëzua në një fushë pranë aeroportit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy