Tentoi të dilte nga Shqipëria, arrestohet në Muriqan 48-vjeçar polak i shpallur në kërkim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tentoi të dilte nga Shqipëria, arrestohet në Muriqan 48-vjeçar polak i shpallur në kërkim

Uniformat blu kanë arrestuar një 48-vjeçar polak në pikën kufitare të Muriqanit. 48-vjeçari tentoi të dilte jashtë territorit të Shqipërisë, por rezultoi i shpallur në kërkim nga autoritetet polake.

Grzegorz (Daniel) Hermanski akuzohet si anëtar i një bande kriminale, e cila tregtonte për tre vite online substancave të rrezikshme për shëndetin.

“Si rezultat i informacionit të siguruar nga intervistimi dhe verifikimet në dalje të Republikës së Shqipërisë, si dhe i shkëmbimit të tij ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Varshavës, me qëllim ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan finalizuan operacionin policor të koduar “WEB Page”, gjatë të cilit u ndalua shtetasi polak G. (D.) H., 48 vjeç”, thuhet në njoftim.

48-vjeçari pritet që të ekstradohet drejt Polonisë./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy