Është ndarë nga jeta nga jeta lideri i burgosur i opozitës ruse, Alexei Navalny
Navalny ka vdekur në burg, raporton media shtetërore, duke cituar shërbimin e burgjeve të rajonit Yamalo-Nenets ku ai vuante dënimin.
“Më 16 shkurt të këtij viti, në koloninë penale nr. 3, i dënuari Alexei Navalny u ndje keq pas një shëtitje, pothuajse menjëherë humbi vetëdijen. Personeli mjekësor nga objekti mbërriti menjëherë dhe u thirr një ekip mjekësor emergjent”, thuhet në deklaratë.
“U kryen të gjitha masat e nevojshme reanimuese, por nuk dhanë rezultate pozitive. Mjekët e urgjencës konfirmuan vdekjen e të dënuarit. Shkaku i vdekjes është nën hetim”, thuhet në njoftim.
I parë si kritiku më i fortë i presidentit Vladimir Putin, Navalny po vuante një dënim me 19 vjet burg për vepra që konsiderohen gjerësisht të motivuara politikisht.
Ai u transferua në një koloni penale të Arktikut, i konsideruar si një nga burgjet më të izoluara, në fund të vitit të kaluar.
/vizionplus.tv