Propozim ndryshimet e ligjit për lojërat e fatit që presidenti Stevo Pendarovski nuk i nënshkroi dhe i ktheu në procedurë parlamentare nuk i referohen legjislacionit të BE-së në këto fusha, thonë nga delegacioni i BE-së në Maqedoni.
Nga atje për “A1on” përsërisin qëndrimin se për këtë ligj është keqpërdorur flamuri europian, pasi nuk bëhet fjalë për respektim të legjislacionit europian.
“Kemi vënë re se presidenti nuk e ka nënshkruar dekretin për publikimin e Ligjit. Siç e kemi theksuar më herët, Projektligji për ndryshimin e Ligjit të lojërave të fatit dhe argëtimit nuk i referohet as legjislacionit të kufizuar të BE-së që mund të jetë i rëndësishëm në këto fusha. Raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut për vitin 2023 thekson se procedura e flamurit të BE-së duhet të përdoret kur lidhet drejtpërdrejt me miratimin e ligjeve qëllimi kryesor i të cilave është harmonizimi me ligjin e BE-së dhe jo një debat i shkurtër publik për çështje të rëndësishme”, thonë nga delegacioni i BE-së.
Pendarovski, nga ana tjetër, kur vendosi të mos e nënshkruajë Dekretin për Ligjin për lojërat e fatit, iu referua vërejtjeve nga Bashkimi Evropian se flamuri evropian është keqpërdorur për të anashkaluar procedurën e rregullt, duke theksuar se është konsultuar me juristë vendor për këtë ligj, por dhe me BE-në./Telegrafi/
The post Delegacioni i BE-së në RMV: Ndryshimet në ligjin e lojërave të fatit nuk i referohen as legjislacionit të kufizuar europian appeared first on Telegrafi.