Të paktën nëntë persona janë bllokuar në një minierë ari në provincën veriperëndimore turke të Erzincanit, tha sot kryebashkiaku i qytetit.
Megjithatë, numri i saktë i njerëzve të bllokuar nën tokë nuk dihet, tha kryebashkiaku i Erzincanit Bekir Aksun.
“Asnjë lajm për nëntë minatorë. Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar me një ekip prej 400 personash,” tha Ministri i Brendshëm turk Ali Gerlikaya, sipas mediave turke.
Rrëshqitja e dheut ndodhi rreth orës 14:00 me kohën lokale (në Iliç, brenda provincës Erzincan dhe ekipet e shpëtimit nga qytetet fqinje u dërguan në vendngjarje, tha agjencia shtetërore e menaxhimit të fatkeqësive Afad.
“Ne do të mobilizojmë të gjitha burimet tona për të sqaruar shkaqet e këtij incidenti”, tha kompania përgjegjëse për minierën e arit Anagold.
Rrëshqitjet e dheut ose shembjet e minierave ndodhin shpesh në zona të Turqisë.
Në një shpërthim që ndodhi në vitin 2022, 42 minatorë u vranë në Amasra, në veri të vendit./vizionplus.tv