Izraeli sulmon qytetin Rafah, 40 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Izraeli sulmon qytetin Rafah, 40 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Edhe mëngjesin e kësaj të diele qyteti Rafah në jug të Gazë u zgjua nga sulmet izraelite. Te paktën 40 persona humben jetën,  ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën.

Kryeministri Benjamin Netanyahu urdhëroi të mërkurën që të hartoheshin planet për një operacion ushtarak për mijëra civilë të cilëve do t’u jepet mundësia e një evakuimi të sigurt, por deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë hap për këtë.

Më shumë se 1.3 milionë palestinezë jetojnë në Rafah, sipas Kombeve të Bashkuara, shumica e të cilëve që janë larguar nga konflikti katërmujor midis Izraelit dhe Hamasit.

Sulmet e ushtrisë izraelite po shkaktojnë shqetësim jashtë vendit dhe veçanërisht në Arabinë Saudite që paralajmëroi për “pasoja shumë të rënda” për popullatën civile nga goditjet në Rafah.   Po ashtu edhe Gjermania dhe BE lëshuan alarmin për një katastrofë humanitare.

Advertisement

Ndërkohë mijëra njerëz marshuan ne Tel Aviv,  ndërsa kërkuar largimin e kryeministrit  Netanjahu  nga pushteti dhe po ashtu lirimin e pengjeve  nga Hamasi./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy