Arrestimi i 68-vjeçarit në Gjermani pasi plagosi një person në Shkodër, Balla: Po forcohet bashkëpunimi me agjencitë e huaja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arrestimi i 68-vjeçarit në Gjermani pasi plagosi një person në Shkodër, Balla: Po forcohet bashkëpunimi me agjencitë e huaja

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar lidhur me arrestimin e Sulejman Kapllanit, 68 vjeçarit që dyshohet plagosi me armë zjarri Selami Brahimin në Shkodër 2 ditë më parë.

Duke qenë se arrestimi i autorit u bë në Gjermani ku kishte arritur të arratisej, Balla tha se do të nisin procedurat për ekstradimin e tij. Ai më tej shtoi se po përgatitet një marrëveshje ekstradimi edhe për shumë të kërkuar shqiptarë që strehohen në vende në të cilat Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi.

Përgëzime Policisë së Shtetit, Interpol Tirana Interpol Ëiesbaden dhe Prokurorisë së Jurisdiksionit të Përgjithshëm Shkodër për zbardhjen dhe ndalimin e personit të dyshuar për një ngjarje kriminale të ndodhur 2 ditë më parë në Shkodër Dita-ditës po konsolidohet bashkëpunimi i Interpol Tiranës me agjencitë partnere për shkëmbimin e informacionit me qëllim gjurmimin, lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Ky bashkëpunim po zgjerohet edhe me vendet ku më parë s’kemi pasur marrëveshje ekstradimi, me ato vende që deri tashmë kanë shërbyer si vende të “sigurta” për shumë të kërkuar.

Përgëzoj Interpol Tiranën dhe strukturat e Policisë së Shtetit në të gjitha nivelet, për operacionet e njëpasnjëshme,  për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe ekstradimin e tyre drejt vendeve ku ata kanë kryer veprimtarinë kriminale.  Vetëm gjatë 40 ditëve të para të këtij viti, janë zhvilluar 20 operacione nga Interpol Tirana dhe strukturat e Policisë së Shtetit, dhe koordinimi i vazhdueshëm me partnerët, ka lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga në disa qarqe të vendit 20 të kërkuar në nivel ndërkombëtar“, shkruan Balla në reagimin e tij./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy