Borusia Dortmund forcoi pozitat në kuadër të luftës për zonën Champions në kampionatin gjerman.
Fitorja 3 me 0 kundër Freiburg në shtëpi në duelin hapës të javës së 21 të bundesligës i dha mundësi Dortmundit të ngjitët në 40 pikë, po aq sa ka Shtutgarti i vendit të tretë.
Për momentin Laeipzigu ndjekës është 4 pikë pas, ndonëse duhet të luajë ndeshjen e vet të kësaj jave.
Protagonist i madh i verdhezinjve ishte Malen.
Sulmuesi anësor i vendasve shënoi dy gola në pjesën e parë në minutën e 16 fillimisht pastaj në minutën e 7 shtesë.
Në fundin e takimit vulosi rezultatin në 3 me 0 shtatlarti Fylgrug, i cili e festoi datëlindjen e tij të 31 në mënyrën më të mirë të mundshme.
Sot vëmendja është e gjitha te sfida e titullit Bajer-Leverkusen, Bayern i Mynihut teksa skuadra kampionet e Tomas Tuhel ka nevoje për fitore që të marrë vendin e parë, duke qenë se aktualisht është dy pikë pas.
Leverkusen i Xabi Alonsons ka një ecuri të pabesueshme në këtë sezon, pasi në 20 takime ka marrë 16 fitore dhe 4 barazime, duke qenë e pamposhtur në kampionat.