Personi që shihni në foto është Kastriot Gjingecaj, nënkomisari i arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Ai u vu në pranga, pasi së bashku me të birin, Denis Gjingecaj, ka qëlluar me armë ndaj një automjeti në lëvizje.
Në automjet ndodhej një 29-vjeçar, i identifikuar si Kiti Kazazi, por nga të shtënat nuk pati të lënduar.
Shkak mësohet të jetë bërë një konflikt për parakalim, para dy ditësh, teksa ditën e djeshme janë takuar për t’u sqaruar, por situata ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit.
Po ashtu, policia ka shpallur në kërkim djalin e tij.
Advertisement
Nënkomisari i arrestuar akuzohet për kryerjen e veprës penale “Vrasje e mbetur në tentativë” në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”./vizionplus.tv/