Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Irini Qirjako, ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Quo Vadis” të gazetares Pranvera Borakaj, ku është rrëfyer si asnjëherë më parë për jetën e saj.
Ajo ka treguar ndër të tjera si është njohur me bashkëshortin e saj, për të cilin tha se në fillim nuk e pëlqeu.
Pjesë nga biseda:
Irini Qirjako: Më ka prezantuar kunata ime dhe një herë dy herë tre herë…
Pranvera Borakaj: Të pëlqeu që në fillim?
Irini Qirjako: Herën e parë nuk më pëlqeu, se ishte i dobët. Kurse kur e takova herën e dytë herën e tretë më pëlqeu për inteligjencën e tij, kishte një shpirt të madh, kishte humor fin, zemër të madhe dhe e pashë që ra brenda më deshte shumë dhe thashë “Irini ky është për ty”.
Pranvera Borakaj: E ndjeve?
Irini Qirjako: E ndjeva.
Pranvera Borakaj: Kush ju këndoi në dasmë?
Irini Qirjako: Në dasmën time nuk më kujtohet, por ka qenë Çeçua, violinist që e gjeta kur vajta në ansambël. Violinist shumë i mirë.
Pranvera Borakaj: Mos më thuaj që ke rezistuar në dasmën tënde pa kënduar?
Irini Qirjako: Po s’kam kënduar.
Pranvera Borakaj: Po si durove gjithë kohën?
Irini Qirjako: Rrija urtë, isha nuse e urtë.
Pranvera Borakaj: Po të kishe bërë një dasmë tjetër me siguri që do ta kishe mbajtur gjithë atmosferën?
Irini Qirjako: Patjetër që do këndoja, s’kishte njeri të më mbante.
Pranvera Borakaj: Ishte xheloz bashkëshorti në atë kohë?
Irini Qirjako: Shiko, unë isha në një punë shteti në atë kohë. Ishte institucioni më i lartë, Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore dhe Teatri i Operas dhe Baletit. Ai kishte motrën instrumentiste, ajo jepte koncerte, ky vinte gjithmonë në opera. /vizionplus.tv