
Policia e Tetovës informon se mbrëmë rreth orës 21:40, në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë është prishur qetësia dhe rendi publik me një përleshje, në mes personave B.D. (28) dhe B.D. (23) të dy nga fshati Jazhincë e Tetovës.
Siç thonë nga SPB Tetovë, efektivët e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë përpjekjes për ti qetësuar, personat në fjalë kanë filluar të sillen me agresivitet dhe kanë kërcënuar edhe efektivët e policisë.
Të njëjtit janë privuar nga liria dhe janë ndaluar në Stacionin Policor-Tetovë për procedurë të mëtejme.
The post Ndalohen dy persona në Tetovë, akuzohen për prishje të rendit publik appeared first on Telegrafi.
Advertisement