Fermerët italianë nisën protestat në Romë dhe Milano duke kërkuar thjeshtimin e procedurave burokratike dhe rregullimin e importit të lirë të mallrave që vijnë nga jashtë Bashkimit Europian.
Fermerët nga rajonet bujqësore si Toskana marshuan në jug drejt kryeqytetit të hënën me traktorë, duke mbajtur pankarta “Jo ushqim pa fermerë” dhe flamuj italianë.
“Ne po shkojmë në Romë për t’u përballur me politikanët për të zgjidhur problemet tona”, tha fermeri toskan Davide Rozati, raporton Guardian.
I trattori in corteo si dirigono verso l’aeroporto di Linate pic.twitter.com/BlNoydc9nZ
Advertisement— Local Team (@localteamit) February 6, 2024
Demonstruesit që arritën në Milano, në shenjë proteste, shëtitën lopët nëpër rrugët e qytetit.
“Mobilizimi do të nisë nga e enjtja. Do të mblidhemi me automjete në disa vende të kryeqytetit”, tha Danilo Kalvani, një nga drejtuesit e protestës dhe kreu i lëvizjes “Cra Agricoltori traditi”.
Fermerët italianë i janë bashkuar kështu protestave që po zhvillohen në të gjithë Evropën, nga të cilat demonstruesit kërkojnë rritjen e çmimeve për produktet e tyre bujqësore, si dhe uljen e ndikimit të burokracisë.
Ata ankohen se masat mjedisore të vendosura në BE kanë ulur konkurrencën e tyre në raport me fermerët në Amerikën Latine dhe nga vendet evropiane që nuk janë anëtare të BE-së. /vizionplus.tv