Lëvizja Anti-bixhoz paralajmëron protesta: Deputetët nesër ta miratojnë Ligjin për lojërat e fatit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lëvizja Anti-bixhoz ka paralajmëruar protesta nëse nuk miratohet propozim-ligji për lojërat e fatit, i cili parasheh që bastoret dhe kazinotë të jenë 500 metra larg objekteve shkollore dhe qendrave të qytetit.

Jushi Emërllahu nga Lëvizja Anti-bixhoz theksoi se edhe pse propozim-ligji nuk e përmban kërkesat e tyre, është nismë e mirë për mbylljen e plotë të lojërave të fatit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Lëvizja Anti bixhor prej ditës së parë ua kemi bërë me dije që ky ligj nuk i plotëson kërkesat tona, pasi kërkesa jonë është për mbyllje të plotë të lojërave të fatit. Ne iu bëjmë thirrje deputetëve që ta votojnë këtë ligj, pasi është nismë e cila fillon me largim prej 500 metrave të lojërave të fatit dhe do të përfundojë me mbyllje të plotë të tyre”, tha Emërllahu.

Advertisement

Ai i bëri thirrje në veçanti OBRM-PDUKM-së që ta votojnë këtë propozim-ligj, duke theksuar se ka ardhur momenti që duhet të fillohet nga dikundi që të zgjidhet problemi me lojërat e fatit.

Ai theksoi se që nga dita e parë kanë marrë garanca nga deputetët që ky propozim-ligj do të miratohet në Kuvend./Telegrafi/

The post Lëvizja Anti-bixhoz paralajmëron protesta: Deputetët nesër ta miratojnë Ligjin për lojërat e fatit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy