Vjehrri dhe dhëndri shqiptar rrahin me çekiç 40-vjeçarin në Greqi  

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi akuzohet se ka goditur me çekiç në kokë një 40-vjeçar në Prochoma të Selanikut.

34-vjeçari me origjinë nga Shqipëria po procedohet për plagosje të rëndë, ndërsa pacienti po trajtohet jashtë rrezikut për jetën në spitalin AHEPA.

Për të njëjtin rast është në kërkim edhe vjehrri 61-vjeçar i të akuzuarit.

Gjithçka ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, jashtë një picerie, ku dy palët e përfshira duket se janë argëtuar më herët.

Advertisement

Për motive të dobëta, 61-vjeçari ka debatuar me të plagosurin dhe në momentin që po dilte nga dyqani e ka imobilizuar duke e kapur nga krahu.

Dy burrat ranë përtokë dhe aty ndërhyri 34-vjeçari, i cili e goditi tre herë me çekiç në kokë 40-vjeçarin.

34-vjeçari u arrestua në vend, ndërsa vjehrri u arratis./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy