Toshkovski-Bubevski: MPB dhe PTHP duhet të jenë garantues për sigurinë e zgjedhjeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski realizoi takim me Gavrill Bubevski-n, shefin e Prokurorisë Themelore Publike Shkup.

Në takim u bisedua për aktivitetet aktuale dhe nevojën e një bashkëpunimi të lartë institucional në mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe PTHP Shkup si dy institucionet më të përgjegjshme në kontekst të ndjekjes së krimit, pavarësisht se për momentin qeverisë qeveri teknike e obliguar për zbatimin e zgjedhjeve.

“Poashtu, nga ana e ministrit Toshkovski u potencua përkushtimi për të siguruar zgjedhje të ndershme dhe demokratike, dhe në këtë drejtim MPB-ja dhe PTHP Shkup duhet të jenë garantues për sigurinë e zgjedhjeve të cilat na presin dhe të gjitha aktivitetet kundërligjore në drejtim të rrënimit të kredibilitetit të procesit zgjedhor të sanksionohen në mënyrë adekuate dhe në pajtim me ligjin”, theksohet në kumtesën.

The post Toshkovski-Bubevski: MPB dhe PTHP duhet të jenë garantues për sigurinë e zgjedhjeve appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy