SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane ka goditur një grup kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike mes dy vendeve. SPAK njofton se kanë rënë në pranga 67 persona, teksa janë sekuestruar pasuri me vlerë 5 milionë euro.
“Me mbështetjen e Eurojust-it dhe Europol-it në një operacion në shkallë të gjerë, sot në datën 05.02.2024 u arrestuan 67 të dyshuar, në Shqipëri, Itali, Gjermani, Spanjë, dhe Mbretërinë e Bashkuar, dhe ndaj 12 të dyshuarve të tjerë u ndërmorën masa të tjera parandaluese në Itali”, thuhet në njoftimin e SPAK.
Rrjeti kriminal, sipas SPAK, kryesisht trafikonte heroinë, kokainë, hashash duke përdorur makina me dysheme të dyfishtë ose ndarje të fshehta. Ky operacion çoi gjithashtu në sekuestrimin e një sasie narkotikësh me vlerë prej 2.7 milionë eurosh.
Në Shqipëri janë sekuestruar: 32 subjekte tregtare, 45 automjete, 4 motomjete, mbi 200 llogari bankare, 19 pasuri te paluajtshme./vizionplus.tv/