ASH dhe AAA marshojnë për zgjedhje të rregullta në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +
ASH dhe AAA marshojnë për zgjedhje të rregullta në Maqedoni

Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa apo koalicioni parazgjedhor “Tash është koha” sot marshojnë për siç thonë ata, për vjedhjen e votave dhe thyerjen e demokracisë dhe vullnetit të qytetarëve shqiptar në Maqedoni, duke drejtuar gishtin tek BDI-ja që edhe realisht i ka fituar zgjedhjet në zgjedhjet e 15 korrikut që janë mbajtur në vend, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Kur Drejtësia mungon në insitucione ajo kërkohet në rrugë! Populli fiton gjithmonë të Drejtën e Tij! Votat janë vjedhur si çdo herë! Hajdutët janë të njëjtët! Por…Populli ka Ndryshuar! Ky është fundi i Mafias Zgjedhore!” është shprehur Ziadin Sela për këtë marsh.

“Asnjëherë më shumë se kaq dhe asnjëherë më shumë se sot shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut po u rrezikohet demokracia, e drejta e lirë e votës dhe liria e votës së drejtë” thotë Gashi për këtë marsh.

Përndryshe, koalicioni që organizon këtë marsh ka fituar 12 mandate në këto zgjedhje. /Telegrafi/

Advertisement

The post ASH dhe AAA marshojnë për zgjedhje të rregullta në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy