Interit i mjaftoi Lautaro Martines dhe Somer për të dalë me tre pikë nga Artemioop Franki në një ndeshje shumë të vështirë kundër Fiorentines.
Zikaltrit morën kreun e kampionatit duke parakaluar Juventusin që tanimë është një pikë pas. Sukses i rëndësishëm në toskanë për skuadrën e Inzagit në një ndeshje realisht të vështirë.
Miqtë kaluan në avantazh në fillim në nisje të pjesës së parë me anë të Lautaro Martinez i aftë për të dërguar në rrjetë një krosim të Kristjan Asllanit, talentit të kombëtares sonë i cili luajtur titullar në këtë ndeshje.
Goli i 19 në kampionat për El Torin gjithsesi i kontestua nga Forentina për shkak të një dysimi për faull të argjentinasit. Reagimi i vendasve është i mirë, por hero i Interit bëhet portieri Somer me një ndërhyrje tyre mrekullueshme ndaj Bonaventurtes. Edhe në pjesën e dytë vjollcët luajnë mirë dhe jo vetëm i bëjnë ballë Interit, por janë shpesh kërcënues për golin e barazimit.
Episodi tjetër vendimtar i ndeshjes ishte penalltia e humbur nga Niko Gonzales, edhe aty protagonist i madh Somer. Presingu final i Fiorentinës ishte i madh, por zikaltrit ia dalin me vuajtje të fitojnë një ndeshje të vështirë në transfertë, tanimë me një pikë më shumë dhe një ndeshje për të rikuperuar, Inter shkon edhe më i qetë drejt duelit të madh, klasikes së futbollit Italian ndaj Zonjës së Vjetër, javën e ardhshme në San Siro. /vizionplus.tv