Një mrekulli e vërtetë…e tillë mund të konsiderohet fitorja e italianit Janik Siner në gjysmëfinalen e Australian Open kundër kampionit të raketës Novak Xhokovic.
Për opinionin sportiv botëror duket një befasi e vërtetë, mirëpo fakti që Siner e mundi serbin edhe në kupën Deivis para pak muajsh, tregon që suksesi i italianit nuk mund të jetë rastësi. Sfidë e mrekullueshme e 22-vjeçarit i cili mposhti 3 me 1 legjendën Djokovic,dhe u kualifikua në finale e Grand Slemit të parë të vitit.
Xhokovic rekordmen në këtë kompeticion me 10 trofe, ngriti lart flamurin e bardhë pas 33 ndeshjesh radhazi në Melburn. Serbi nuk humbiste që prej vitit 2013 një set duke fituar vetëm një lojë, por këtë gjë ia shkaktoi Sinner i cili e mposhti 6 me 1 në setin e parë. Edhe seti i dytë ishte fotokopje me italianin që fitoi 6 me 2, i pakapshëm me goditjet shumë të forta më të djathtën.
Seti i tretë ishte spektakolar, por numri një i botës provoi të qëndronte në lojë duke fituar 7 me 6 falë suksesit me Tai Brek. Mirëpo tentativa e Xhokovic për të përmbysur ndeshjen ishte vetëm një iluzion pasi në setin e katërt Siner fitoi 6 me 3 duke bërë historinë e tenisit Italian tek meshkujt. Hera e parë e tij dhe e Italisë që luan në finalen e një Grand Slemi. Tani Sinner mund të ëndërrojë fitoren e madhe….
Në finale ai do të gjejë gjermanin numër 3 në botë Danil Medvedev. Ky i fundit mundi 3 me 2 në sete pas një dueli maratonë rivalin gjerman Zverev. Përmbysje e pabesueshme e rusit, pasi Zverev kishte fituar 2 setet e para. /vizionplus.tv