Mbreti i Anglisë, Charles, do t’i nënshtrohet një operacioni të planifikuar, siç njoftoi Buckingham Palace.
75-vjeçari u shtrua në spitalin “London Clinic”, njëlloj si Kate Middleton, e cila vazhdon të jetë e shtruar në spital, për t’iu nënshtruar një operacioni për zmadhimin e prostatës.
“Mbreti u pranua sot në mëngjes në një klinikë në Londër për një operacion të planifikuar. Madhëria e tij dëshiron të falënderojë të gjithë ata që i kanë dërguar urime gjatë javëve të fundit dhe është i kënaqur që diagnoza e problemit të tij ka pasur një ndikim pozitiv në parandalimin e problemeve shëndetësore”, njofton Buckingham Palace. /vizion plus.tv
Advertisement