Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia greke. Gjatë kontrollit, dy të rinjve iu gjetën 897 gramë kokainë.
Policia kishte mbledhur informacione dhe dy të rinjtë i kishte nën vëzhgim prej disa kohësh.
Informacionet flisnin për trafik të drogave të forta në sheshet e narkomanëve dhe duket se janë verifikuar me sasinë e madhe që kanë gjetur në zotërim ttë tyre.
Gjatë kontrolleve të mëtejshme u gjetën dhe u konfiskuan pako të fshehura me kujdes që përmbanin gjithsej 897.3 gram kokainë.
Më pas u krye kontrolli në banesat e tyre.
Në total janë konfiskuar:
-Shuma prej 1115 euro
-Shuma monetare prej 950 rubla (Rusi)
-2 peshore precize
-Shumë pako najloni speciale hermetike
-Një pajisje elektrike për krijimin e paketave hermetike
-6 celularë
Janë sekuestruar edhe dy automjete si mjete të trafikut të drogës.
31-vjeçari dhe 27-vjeçari do të dërgohen në prokurorinë e Heraklionit./vizionplus.tv