Arrestohet një person nga Shkupi, transportonte emigrantë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbrëmë rreth orës 20:00 në afërsi të fshatit Mrzenci të Gjevgjelisë, zyrtarët policorë kanë arrestuar M.K.(21) nga Shkupi nën dyshimin se ka kryer veprën penale “kontrabandim me migrantë”.

Sipas MPB-së, më herët në afërsi të fshatit Negorci të Gjevgjelisë, zyrtarët policorë i kanë dhënë shenjë ndalimi mjetit tip “Volkswagen Passat”, të cilin M.K ishte duke e drejtuar atë, por ai ka vazhduar lëvizjen dhe ka ndaluar veturën në afërsi të Negorcit dhe ka tentuar të largohet, me çka është kapur dhe arrestuar.

“Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur shtatë emigrantë, katër prej tyre nga Siria, një nga Nepali, një nga Egjipti dhe një nga Palestina. Personi është ndaluar në stacionin policor, ndërsa mërgimtarët janë transferuar në Qendrën për pranim dhe transit në Gjevgjeli. Pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik kundër tij do të bëhet kallëzim përkatës”, njoftojnë nga MPB.

The post Arrestohet një person nga Shkupi, transportonte emigrantë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy