OBRM-PDUKM nuk ndryshon qëndrimin për qeverinë teknike, do të propozojë emra por nuk do ta votojë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM nuk lëkundët nga qëndrimi rreth qeverisë teknike. Do t’i propozojë ministrat dhe zëvendës ministrat por nuk do të votojë “pro” qeverisë së Talat Xhaferit.

LSDM-ja nga ana tjetër thotë se nëse opozita maqedonase nuk voton atëherë vendet e saj në qeverinë teknike do të mbeten vakante. Në të njëjtën linjë me LSDM-në është edhe BDI-ja. Qeveria teknike pritet të votohet më 28 janar.

“Është e rëndë të shihet se si Kovaçevski e lut Ali Ahmetin t’i bëhet partner në zgjedhjet e ardhshme. Në mbetemi në qëndrimin e njëjtë. Do të propozojmë ministra dhe zëvendës ministra dhe nuk do të votojmë “për” qeverinë e Talat Xhaferit. I takon LSDM-së të përgjigjet nëse do ta respektojnë ligjin apo do të hyjë në parregullsi zgjedhore që në fillim me shkeljet e ligjeve”, u shpreh Naum Stoillkovski, zëdhënës i MPB-së.

 

Advertisement

The post OBRM-PDUKM nuk ndryshon qëndrimin për qeverinë teknike, do të propozojë emra por nuk do ta votojë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy