Prokuroria Themelore Publike Shkup njofton se ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj një 28-vjeçari nga Shkupi, për të cilin ekziston dyshimi se ka kryer vepër penale “vrasje”.
Më 18 janar, në shtëpinë familjare në Novo Lisicë, gjatë dhunës në familje, i dyshuari me dashje i ka marrë jetën gjyshes së tij. Sipas të dhënave fillestare, ai e ka sulmuar duke e goditur në kokë dhe në qafë dhe më pas e ka mbytur.
“Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, sepse ekziston rreziku që ai të ikë, të ndikojë te dëshmitarët dhe ekspertët ose të përsërisë veprën. Gjykatësi e ka pranuar propozimin dhe i ka caktuar të dyshuarit masën e paraburgimit prej 30 ditësh”, njoftojnë nga Prokuroria./Telegrafi/
The post Paraburgim për një person nga Shkupi, dyshohet për vrasje gjatë dhunës familjare appeared first on Telegrafi.