Wolves i bën “presion” Brojës, Chelsea kërkon sulmues, “ujqërit” duan talentin kuqezi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Wolves i bën “presion” Brojës, Chelsea kërkon sulmues, “ujqërit” duan talentin kuqezi

Futja në merkato e Chelsea-s për të gjetur një sulmues, do ta detyrojë Armando Brojën të  gjejë një klub të ri në këtë merkato. Sipas mediave sportive angleze, sulmuesi i kombëtares kuqezi me siguri do të huazohet në rast se Pocetino kënaqet nga drejtuesit e skuadrës londineze me një blerje cilësore në sulm.

Chelsea mund ti befasojë të gjithë duke transferuan në huazim nga Arabia Saudite, Karim Benzeman i cili ka pasur jo pak telashe në këtë vend, ku duket se nuk është përshtatur aspak dhe mund të zgjedhë të rikthehet në Europë, edhe pse në huazim.

Dy emrat e tjerë të përmendur fort së fundmi për një kalim në Stamford Brixh janë Evan Ferguson i Brighton dhe Xhon Duran i Aston Vilës. Nëse njeri prej këtyre lojtarë vjen tek blutë e Londrës, për Brojën hapësirën bëhen minimaliste, aq më tepër që rikthehet Nkunku nga dëmtimi dhe Xhaksen nga kupa e Afrikës pas 2-3 javësh.

Uolverhapten po e shton presionin për të marrë në huazim sulmuesin shqiptar. Ujqërit do të ishin ambienti ideal për 22-vjeçarin për të qëndruar larg presionit që ka Chelsea. Broja ka nevojë të luajë në vazhdimësi në mënyrë që të jetë gati edhe për Euro 2024 për kombëtaren kuqezi.

Advertisement

Që nga rikthimi në fushë në muajin shtator 2023 pas një dëmtimi shumë të rëndë, Broja ka luajtur 7 herë si titullar dhe 17 në  total me blutë e Londrës duke shënuar vetëm 2 gola./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy