Delegacioni britanik pranë NATO-s: Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut është moment historik për Aleancën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Delegacioni britanik pranë NATO-s: Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut është moment historik për Aleancën

“Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO është e rëndësisë së veçanë jo vetëm për ne, por edhe për aleatët”, shkroi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinksa në ‘Facebook’.

“Delegacioni i Mbretërisë së Bashkuar në NATO, në kuadër të National photo week në ‘Twitter’ publikoi fotografi nga momenti i anëtarësimit zyrtar të Maqedonisë së Veriut në NATO, duke e quajtur këtë akt moment historik”, shkroi ministrja Sheqerinska, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në ‘Twitter’, delegacioni i Mbretërisë së Bashkuar pranë NATO-s dje publikoi tre fotografi të ngritjes së flamurit të Maqedonisë në selinë e Aleancës në NATO.

“Moment historik për NATP-në, kur në mars e pritëm aleatin tonë të 30-të, Maqedonia e Veriut në NATO. Disa fotografi briliante nga ceremonia e anëtarësimit për #NationalPhotoWeek”, thuhet në postimin e delegacionit britanik./Telegrafi/

Advertisement

An historic moment for @NATO in March when we welcomed our 30th Ally, North Macedonia , to the Alliance. Some brilliant shots from the accession ceremony for #NationalPhotoWeek 🇬🇧 #WeAreNATO #StrongerTogether pic.twitter.com/3GdtutPuO7

— UK Delegation to NATO (@UKNATO) July 25, 2020

The post Delegacioni britanik pranë NATO-s: Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut është moment historik për Aleancën appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy