6 arsye që do t’ju bindin se duhet të hani hudhër esëll çdo mëngjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
6 arsye që do t’ju bindin se duhet të hani hudhër esëll çdo mëngjes

Kur mendon për ushqimet që duhen ngrënë me stomak bosh, hudhra është e fundit që të vjen ndër mend. Megjithatë sipas ekspertëve të mjekësisë popullore, kjo perime është e para që duhet ngrënë në mëngjes.
Në këtë mënyrë hudhra do të ketë aftësi më të forta kundër mikrobeve dhe infeksioneve. Kjo ndodh sepse kur jeni pa ngrënë, bakteret janë tejet të ekspozuar dhe të brishtë.

Përse duhet ngrënë hudhra me stomak bosh

-Hudhra duhet ngrënë me stomak bosh sepse largon simptomat e hipertensionit, rregullon tensionin e gjakut dhe nxit funksionin normal të mëlçisë.
-Ajo është ideale kundër problemeve në stomak, sidomos diarresë.
-Ajo promovon një tretje të shkëlqyer dhe oreks të mirë.
-Hudhra vjen në ndihmë edhe kundër stresit dhe nervozizmit.
-Hudhra është e shkëlqyer për shëndetin e rrugëve të frymëmarrjes.
-Ajo është efikase në parandalimin dhe kurimin e tuberkulozit, azmës, bronshitit dhe kollës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy