Tridhjetë persona u plagosën sot kur u shemb tavani gjatë një pritjeje martese në një ish-manastir të shekullit të 15-të në një fshat pranë qytetit toskan të Pistoia, thanë autoritetet italiane.
Guvernatori Eugenio Giani tha se pesë të plagosurit janë në gjendje kritike.
Pritja u mbajt në një restorant që dikur ka qenë manastir. Të plagosurit u dërguan në disa spitale në zonë, përfshirë Firencen.
Zjarrfikësit nxorrën njerëzit nga nën rrënoja, njoftoi agjencia italiane ANSA. Askush nuk është raportuar i zhdukur.
Advertisement
Shkaku i shembjes së tavanit ende nuk është përcaktuar. /vizionplus.tv